Lajmet e fundit

Tani që lidhja romantike në mes të Jennifer Lawrence dhe Chris Martin është rikthyer, ata po e dërgojnë këtë lidhje në një nivel tjetër.
Vokalisti i Coldplay, raportohet se do që e dashura e tij të zhvendoset për të jetuar së bashku në rezidencën e tij në Malibu, të cilën e kishte blerë deri sa ishte ende i martuar me aktoren Gwyneth Paltrow.
Bëhet e ditur se ai përmes kësaj lëvizjeje do që t’i dëshmojë të dashurës së tij 24 vjeçare se sa serioze është dashuria e tij ndaj saj.
Jennifer si duket pëlqen ta kalojë kohën me Chris, pasi është parë disa herë të dalë nga shtëpia e tij.