Lajmet e fundit

Mbledhja e 23-të e Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizje Vetëvendosje, mblodhi udhëheqësit saj dhe delegatë nga e gjithë Kosova.
Por vetë lideri i saj, Visar Ymeri këtu u paraqit me vonesë. Kur doli në foltore nuk la pa komentuar pothuajse të gjitha zhvillimet politike në vend,njofton Klan Kosova
Meqë mbledhja rastisi të jetë në të njëjtën kohë me Epopenë e UÇK-së, ai bëri një krahasim mes Familjes Jashari në njërën anë e Hashim Thaçit e Isa Mustafës në anën tjetër.
Bashkësinë e Komunave Serbe ky e quajti shoviniste, dhe të dëmshme edhe për vet serbët e Kosovës. Përderisa tha se përmes saj, Serbia po mundohet të kontrolloj resurset natyrore të Kosovës.
Në mbledhjen që vazhdoi pa praninë e medieve, u diskutua edhe për mundësinë e listës së përbashkët zgjedhore me dy partitë tjera opozitare AAK e Nismën.
Por, para se të niste ky diskutim, Ymeri bëri thirrje për unitet kundër Thaçit e Mustafës.