Lajmet e fundit

Kryetari i Gjilanit Lutfi Haziri i shoqëruar nga nënkryetari, Rexhep Kadriu dhe bashkëpunëtorë të tjerë ka qenë pjesë e pranimit të donacionit të një veture dhe pajisjeve të tjera përcjellëse për Shërbimin e Zjarrfikjes në Gjilan, të cilat janë siguruar nga shoqata vullnetare “Diaspora Hilft”, që përfaqësohej nga Besim Aliu.
Me këtë rast i pari i Gjilanit ka thënë se shoqata vullnetare “Diaspora Hilft”, janë kontribuues të vazhdueshëm në logjistikë, automjete dhe pajisje të tjera duke i falënderuar për angazhimin.
Ai tha se Brigada e Zjarrfikësve, duhet të kompletohet me staf shtesë që të jap kontributin profesional edhe më shpejt.
“Gjilanit i duhen iniciativat, por organizimi i zjarrëfikësve vullnetarë është interes i jashtëzakonshëm”, ka thënë ai.
Haziri i ka ndarë kësaj shoqate mirënjohje në shenjë falenderimi për kontributin e dhënë në këtë angazhim të tyre dhe për mbështetjen që i kanë dhënë Gjilanit në donacione në fusha të ndryshme.
Ndërsa nga ana e tij Besim Aliu, ka thënë se shoqata merret me aktivitete vullnetare në sektorin e zjarrfikjes, shëndetësisë dhe arsimit, duke mbledhur donacione të ndryshme në këto fusha, transmeton Klan Kosova.