Lajmet e fundit

Me nisjen e pushimeve dhe fillimin e ditëve të nxehta, është traditë që bashkatdhetarët që jetojnë kudo nëpër botë, në veçanti ata në Evropë të marrin rrugë drejt Kosovës.
Pikat kufitare janë portat e para me të cilat ata përballen. Shpesh kalimi nëpër to kërkon edhe kohë.
Prandaj për ta parë situatën në kohë reale nëpër secilin pikëkalim kufitar, KlanKosova.tv, ka krijuar një rubrikë në faqen e saj, në mënyrë që lexuesit të mund të informohen për kohën e pritjeve dhe gjatësinë e kolonave.
“Pritjet kufitare”, është rubrika e pozicionuar në të djathtë të shiritit të faqes, krahas vegzës që ju lidhë me radion Klan Kosova FM dhe profilet e rrjeteve sociale të Klan Kosovës.
Me të klikuar mbi këtë vegëz, ju lidheni direkt me faqen e Ministrisë së Brendshme, aty ky ndodhet tabela e Qendrës Kombëtare të Menaxhimit Kufitar.