Lajmet e fundit

Kreu i PD-së, Lulzim Basha në mbledhjen e kësaj jave të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, duke folur për rezultatet e zgjedhjeve të 21 Qershorit e ka akuzuar mazhorancën se ka përdorur në fushatë për blerjen e votës para nga buxheti i shtetit.
“Siç dihet, nga doganat kanë rënë në pikiatë të ardhurat, të cilat nuk dihet se ku shkojnë. Ato para u përdorën në fushatë për të blerë votat”, u shpreh Basha.
Për opozitën, kjo situata ka vënë në lëvizje Qeverinë, e cila po përgatit dërgimin në Kuvend të një projektligji për ndryshimin e buxhetit.
“Nëse vjen ky projektligj, grupi ynë parlamentar do të kundërshtojë me të gjithë forcën miratimin e tij. Do të bëjmë gjithçka të mundur, duke pasur në krah edhe partnerët tanë ndërkombëtarë, BE dhe SHBA, prej të cilëve kemi marrë garancitë më të forta për mbrojtjen e demokracisë, për standardet më të larta zgjedhore dhe për të luftuar të gjitha shkeljet e qeverisë”, paralajmëroi ai, raporton Top Channel.