Lajmet e fundit
Kryetari i PD-së, Lulzim Basha ishte dje në Fier dhe Roskovec, ku parashtroi ofertën e PD-së që lidhet me ulje taksash, ulje të çmimit të energjisë dhe rritje pagash

“Më 21 qershor kemi një mundësi, ashtu siç erdhi e keqja, ashtu ta ndalim me votë. Të votojmë më 21 qershor platformën tonë të uljes së taksave, të uljes së çmimit të energjisë, të uljes së çmimit të naftës, të rritjes së rrogave dhe pensioneve si rruga e vetme për të nxjerrë vendin nga kriza.” tha Basha.
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha u ndal te puna e qeverisë aktuale gjatë një takimi të zhvilluar me banorë dhe tregtarë të Fierit dhe Roskovecit. Basha foli gjatë takimeve për rënien e fuqisë blerëse dhe rritjen e çmimit të energjisë elektrike. “Halli i ka bashkuar njerëzit. Vendi po shkon drejt greminës, jo në drejtimin e duhur. Në greminë do të bien të gjithë, të djathtë e të majtë".
Kjo është gremina e mjerimit, e varfërisë, e taksave të larta, e çmimeve të larta, kur në fakt u premtua e kundërta. Vota më 23 qershor u mor me premtimin se do të uleshin taksat, me premtimin se do të ulej çmimi i energjisë, me premtimin se do të ulej çmimi i naftës e do të hapeshin 300 mijë vende të reja pune”, – u shpreh Basha,transmeton Mapo.al