Lajmet e fundit

Pak dite nga afati zyrtar i dorëzimit te detyrës, kryetari i bashkisë Lulzim Basha, inauguroi rindërtimin e kopshtit numër 29 ne Tirane. Ai u zotua se do te jete ne krye te punëve deri ne fund te tranzicionit.
“Ne do të vijojmë punën pa ndërprerë dhe unë do të jem në krye të punës deri në ditën e fundit, sepse qytetarët e Tiranës meritojnë e do të kenë një bashki funksionale, pa asnjë ditë pushim, të paktën deri në momentin e tranzicionit ku përgjegjësia natyrisht do të mbartet tek drejtuesit e rinj.”
Pavarësisht humbjes ne zgjedhjet e 21 qershorit, Basha i sugjeroi pasardhësit te ndjeke modelin e tij ne bashki.
“Nevojat e qytetit të Tiranës janë shumë më të mëdha se kaq por po të kemi parasysh se në periudhën 2004-2011, numri total i investimeve kapi 51 objekte, uroj që dyfishimi i investimeve në këto 4 vite të shërbejë si një standard për t’u ndjekur dhe çuar më tej. Të paktën këtu, shpresoj që modeli Basha të ndiqet dhe jo modeli i mëparshëm, sepse modeli i mëparshëm do të thotë t’i reduktonim në gjysmë për gjysmë investimet në këtë fushë.”
Investimi ne kopshtin 29 kap vlerën e 50,1milion lekeve, dhe godina e re 2-kateshe do t’i sherbeje150 fëmijëve te kësaj lagjeje./Vizion Plus