Lajmet e fundit

Lulzim Basha deklaroi nga çadra përballë Kryeministrisë se protesta e nesërme ku synohet bllokimi i trafikut kombëtar do të jetë paqësore.
Lideri i opozitës i bëri thirrje qytetarëve të mos kenë frikë, pasi protesta paqësore mbështetet nga ligji. Basha paralajmëroi drejtuesit e policisë se të përballen me ligjin n.q.s. intimidojnë ose provokojnë protestuesit paqësorë.
“Nesër bashkohemi të gjithë bashkë, të rinj e të reja, artistë, sportistë, gazetarë punëdhënës e punëmarrës, studentë e studente do të jenë me në.
Të papunë e të ç’punësuar, biznese të vogla që janë mbyllur do jenë me ne.
Demokratë e socialiste dot jenë aty me ne për kaauzën kombëtare për zgjedhje të lira e të ndershme. Hajdeni pa frikë, paqësisht e vendosmërisht.
Hajdeni për dinjitetin tuaj, për liritë e të drejtat themelore, për një të nesërme të sigurtë, për një ekonomi të sigurtë për çdo shqiptar, bashkohemi dhe ngrihemi sëbashku”- bëri thirrje Lulzim Basha, shkruan Lapsi.