Lajmet e fundit

Kreu i Partisë Demokratike u bëri thirrje qytetarëve që të enjten më 17 dhjetor të dalin në protestë përpara Kuvendit, për të protestuar për largimin e kryeministrit Edi Rama.
Nëpërmjet një deklarate në Facebook, Basha theksoi se Rama është mbushur deri në fyt me urrejtje për popullin e tij dhe është shkaktari i krizës më të thellë ekonomike dhe sociale në vend.
“Ngrihuni toskë e ngrihuni gegë, ngrihuni shqiptarë t’i tregojmë vendin. Vendimi për largimin e Edi Ramës është popullor, kombëtar dhe i pakthyeshëm! Të enjten më 17 dhjetor para Kuvendit! Shqipëria NGRIHET e nuk prapset. Të gjithë në shesh për të ndalur qeveri-fatkeqësinë”, shkruan Basha në Facebook.