Lajmet e fundit

Kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Lulzim Basha, i cili po zhvillon një vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka marrë pjesë të mërkurën në një pritje të organizuar nga senatori Ted Cruz, ish-kandidat për president.
"Dje kisha nderin te isha i ftuar në pritjen e organizuar nga Senatori Ted Cruz me të cilin pata një nga bisedat më mbresëlënëse. Jurist i shkëlqyer, prokuror dhe avokat i suksesshëm i Shtetit të Teksasit dhe njohës i rrallë i politikave publike, ai më ofroi këshilla interesante për të luftuar korrupsionin dhe forcuar drejtësinë dhe mbeshtetje per projektin tim për një Shqiperi të drejtë dhe të mundësive për të gjithë"
"Ted Cruz është vetë mishërimi i ëndrrës amerikane: me baba kubanezo-spanjoll dhe nënë irlandeze, i lindur në Teksas dhe i rritur në Kanada, sot është figura kyçe e Senatit dhe një ndër politikanët më të rëndësishëm të Amerikës. Kjo karrierë është e mundur vetëm në një vend të lirë dhe të hapur për të gjithë.”, ka shtuar Basha.