Lajmet e fundit

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka deklaruar pas mbledhjes së Kryesisë se “mazhoranca po vazhdon të refuzojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese”, duke e kthyer vendin në një “xhungël”.
“Nuk ka më ndryshim mes kriminelit dhe kryeministrit. Duhet t'i jepet fund dhunimit të hapur të Kushtetutës. Vendi është kthyer në xhungël, ka rënë rendi kushtetues”, deklaroi Basha, raporton Top Channel, përcjellë Klan Kosova.
“Edi Rama duhet të zgjedhë: ose avokat i krimit ose reformator i drejtësisë”, theksoi Basha.