Lajmet e fundit

Lulzim Basha e cilëson rritjen e çmimit të ujit të pijshëm një veprim kriminal ndaj qytetarëve i Ramës dhe Veliajt.
Me anë të një statusi në rrjetet sociale, kreu i Partisë Demokratike shprehet se “pasi harxhoi më shumë se 500 milionë euro të parave publike për fasada dhe luks, Edi Rama u kujtua se qytetarët e Tiranës nuk kanë ujë. Për të kompensuar keqmenaxhimin dhe vjedhjen në ujësjellësin e Tiranës, Edi Rama përmes Erion Veliajt ka vendosur të dënojë qytetarët duke jua faturuar atyre koston e keqqeverises së tij”.
Basha thotë se Partia Demokratike do të votojë kundër këtij vendimi, që e quan antipopullor, shkruan Top Channel.