Lajmet e fundit

Projektligji “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve”, që kaloi dje me votat e maxhorancës në Komisionin e Veprimtarive Prodhuese është cilësuar nga kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha si një skemë mafioze dhe kriminale.
Këtë qëndrim Basha e ka mbajtur në mbledhjen e Grupit, me dyer të mbyllura.
Një ditë më parë deputetët e opozitës në komision abstenuan votimin e projektligjit, që lejon importin e importin e mbetjeve për riciklim në vend.
Ligji për ndalimin e importin e plehrave ishte vendimi i parë që Edi Rama mori në zyrën e tij si kryeministër, më 22 shtator të vitit 2013.
Por që tre vjet më pas socialistët u tërhoqën nga vendimi i marrë pas ardhjes në pushtet./Tv Klan