Gjatë një takimi me banorët e Prrenjasit, kreu i demokratëve Lulzim Basha iu kundërpërgjigj kryeministrit Edi Rama lidhur me deklaratat e këtij të fundit në lidhje me reformën e administratës shtetërore.
Basha theksoi se Rama “ra brenda me fjalët e veta” pasi ka pranuar që duhet shembur Republika e vjetër.
“Një orë më parë ndodhi gjëja më e çuditshme në 27 vite histori politike. Rama ra brenda me fjalët e veta duke thënë që duhet shembur Republika e vjetër e për këtë duhen reforma. Rama në monologun e tij të së dielës ka thënë se duhen reforma dhe duhet shembur republika e vjetër dhe ka thënë se do e bëjë ai. Nuk tha se çfarë e pengoi të mbante premtimet por ju e dini se i ka penguar tepsia. Rama është personifikim i Republikës së vjetër. Ndaj s’mund të themelojë të renë. Të renë e themeluat ju. Unë kam planin, vendosmërinë dhe vullnetin ta çoj përpara,” tha Basha nga Prrenjasi, shkruan gazeta Shekulli.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
LH
SHKRIMI NGA
L H
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.