Lajmet e fundit

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka qenë në Lushnjë, ku ka takuar shumë fermerë. Basha ka parë nga afër realitetin dhe dëgjoi fermerët duke u ankuar.
Fermerët i kanë thënë liderit të PD-së se fermerët nuk kanë asnjë përkrahje, asnjë subvencion dhe asnjë investim publik. Basha iu ka bërë thirrje qytetarëve që të dalin në protestë më datë 18 shkurt, me qëllim që të dilet nga kjo gjendje, shkruan gazeta Shekulli.
Shkrimi i plotë i Lulzim Bashës:
Sot u takova me qindra fermerë të Lushnjës. Ata janë të revoltuar, pasi nuk kanë asnjë përkrahje, asnjë subvencion dhe asnjë investim publik në bujqësi e infrastrukturë. Për të tretin vit nuk kanë arritur të shesin dot prodhimet. Janë të varfër dhe vetëm sa mbijetojnë.
Fermerët kanë nevojë për një qeveri që punon për ta, që u jep hapësirën dhe lirinë në treg, që i mbështet me investime dhe infrastrukturë.
Le të #Ngrihemi Bashkë më #18Shkurt për të ngritur zërin për zgjedhje të lira dhe të ndershme që të sjellë një qeveri të përgjegjshme që punon për bujqit dhe blegtorët dhe të gjithë njerëzit që punojnë ndershmërisht.