Lajmet e fundit

Nga Shkodra ku zhvilloi miting përmbyllës të fushatës, lideri opozitës Lulzim Basha akuzoi qeverinë se në listën e kandidatëve ka persona të inkriminuar, një fakt ky i cili është përmendur në një lajm të publikuar në mediat ndërkombëtare.
Sipas Bashës ky lajm është një bombë, që i plasi qeverisë në prag të zgjedhjeve, shkruan Time.al
Duke ju kërkuar shkodranëve votën për kandidaten Voltana Ademi, kreu i PD Basha akuzoi kandidaten e majte Keti Bazhdari një mashe te oligarkisë Rama - Meta. Basha shfrytëzoi mitingun në Shkodër për të uruar besimtarët myslimanë për nisjen e Muajit të Shenjtë të Ramazanit.