Lajmet e fundit

Kryetari i PD, Lulzim Basha, po adopton të njëjtën sjellje pas humbjes, si ajo që zgjodhi Edi Rama kur humbi garën e vitin 2009.
Fillimisht të dy nuk kanë njohur zgjedhjet duke i quajtur ato të vjedhura dhe më pas hapin e dytë kanë paralajmëruar protestën. Pikërisht në mbledhjen e sotme të grupit parlamentar Basha shpalli se "protestat do të nisin në vjeshtë dhe do të vazhdojnë deri në pranverë".
Jo më kot ai foli për një pranverë shqiptare e cila pritet ti japë fund korrupsionit dhe kontrabandës është shprehur kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në mbledhjen e grupit. Kryeministri, tha Basha, ka urdhëruar përgatitjen e rishikimit të buxhetit në mënyrë hajdutçe, shkruan Lapsi.al