Lajmet e fundit

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Dimal Basha ka folur rreth partive opozitare në Kuvendin e Kosovës.
Basha ironizoi duke thënë se "edhe pse janë pak, ne i duam dhe i respektojmë ata".
Sipas Bashës, edhe partitë opozitare që janë në Kuvendin e Kosovës, përfaqësojnë zërin e qytetarëve, teksa u bëri ftesë për bashkëpunim.
"Edhe pse ne i kemi numrat, mendoj se disa prej deputetëve të opozitës kanë dhënë kontribut mes dy leximeve të buxhetit nëpër komisione të ndryshme".
"Ne e kemi respektin brenda kuvendit dhe e respektojmë opozitën. Normal se do të dalin nganjëherë të na bërtasin e shajnë sepse janë keq, e ne i kuptojmë", është shprehur Basha në "Edicioni Special" në Klan Kosova.
Basha më tej tha se tash qeveria e tanishme është zot shtëpie dhe nuk do të merren me kritikat e opozitës.
"Por, ne e kemi marrë kuletën, ne jemi zot shtëpie dhe ne do t'i grahim punës dhe s'do të merremi me ta kur vjen puna te kritikat sepse ne e dimë pse jemi që 20 vjet këtu", është shprehur Basha, njofton Klankosova.tv.