Lajmet e fundit

Javën e ardhëshme opozita do të nisë protesta pa ndërprerje. Kështu deklaroi kreu i PD-së Lulzim Basha në emisionin “Opinion”.
Ai tha se protesta është një nga pikat e mosbindejs civile, ndërsa për pjesën tjetër do të ketë konsulta me qytetarët.
Ndërs i pyetur nëse do të bojkotohet parlamenti, basha e mohoi duke thënë se Parlamenti është arena e përballjes politike.
“Mosbindja civile është një praktikë moderne 100 vjecare e palikuar në demokracitë më të mëdha modernë në botë
Së pari përmes një konsultimi brenda PD-së dhe një bashkëbisedimi që nis me qytetarët që nis javën e ardhshme. Do të ketë vazhdim të pandërprerë të protestave. Protestat do të vazhdojnë pa pushim. Parlamenti është arenë e përballjes poliike. Vendosëm një kusht dhe u kthyem. Protestat sapo kanë nisur. Do shikojmë të gjitha mjetet. Përshkallëzimet e mosbindjes civile do të jenë të formave të ndryshme”, u shpreh Basha./ Mapo.al