Faik Basha ka thënë se Shqipëria dhe Serbia nuk mund të jenë vende mike sipas "elementeve që e tregojnë" këtë realitet.
“Ne e njohim realitetin serb. E dimë si është situata në Serbi. Ne i kemi të qarta të gjitha elementet që tregojnë se me Serbinë nuk mund të jemi vende mike, edhe pse në situata të ndryshme mund të kemi paraqitur momente bashkëpunim", ka thënë Basha në Specialen e Klan Kosovës.
“Ne jemi një vend që kemi pasur konflikte të lashta me atë popull. Sigurisht që Serbia ka detyrime të mëdha ndaj shqiptarëve, ndaj kosovarëve dhe ndaj gjithë Ballkanit në tërësi.
Sipas Bashës, ndeshjet sportive nuk janë gjithmonë bashkim, sepse nganjëherë janë edhe treguese identitetesh kombëtare.
“Gjithsesi, kjo ndeshje është e rëndësishme sepse, përveç aspektit sportiv - që shumica e shohin vetëm nga kjo perspektivë - unë mendoj se përfaqësimi, serioziteti dhe gjithçka tjetër duhet të shkojë përtej sportit".
"Sepse sporti është bashkim, por ndonjëherë është edhe domethënie, edhe tregues i identitetit të kombeve.”
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.