Lajmet e fundit

Fjalori politik i kryetarit të opozitës është pasuruar me elementin e protestës, të çdo forme proteste që i shkurton mandatin qeverisë së kryeministrit Edi Rama.
Për ta dhënë të qartë këtë mesazh, Lulzim Basha zgjodhi Kukësin, që në zgjedhjet politike të 2013-ës, rezultoi të ishte i vetmi qark ku koalicioni i Partisë Demokratike doli fitues.
“A keni mundësi me prit edhe një vit e gjysmë? Nëse jo, ju bëj thirrje ta filloni këtu nga Kukësi frymën popullore të ndryshimit dhe të jeni të sigurtë që në krah do të keni dibranë e korçarë, shkodranë e vlonjatë. Populli, qytetarët kanë të drejtë të marrin në dorë fatin e tyre. Mos t'i lëmë të keqes kohën ta gërryejë edhe më shumë shpresën që ka mbetur në këtë popull. Të ngrihemi e të frymëzojmë anembanë vendin përmes akteve të mosbindjes civile e të qëndresës, hapjen e një rruge të re për Shqipërinë”, tha Basha./Top Channel/