Lajmet e fundit

Ditët e fundit të fushatës kanë nxehur klimën mes dy forcave kryesore politike.
Dje kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha e ka mbyllur mitingun elektoral në juglindje me mallkime ndaj kreut të qeverisë. Deklarata e kreut të PDsë, duket si një përgjigje ndaj kryeministrit Edi Rama.
“Rama është vëllai binjak i Sudes, në një piramidë të madhe e mashtrimin. Edi Sudja premtoi ulje të çmimit të energjisë, por i rriti. Ju mbestë në fyt atyre që kanë lënë pa bukë qytetarët, ata që sigurojnë nga mashtrimi. I plaçin sytë atyre që nuk shohin varfërinë! U ngectë në fyt buka e korrupsionit atyre që i lanë shqiptarët pa bukë!’ I plaçin sytë atyre qe ju kanë lënë pa bukë”, tha Basha, duke deklaruar më tej se 21 qershori do të jetë dita e gjykimit popullor për mazhorancën,transmeton Shekulli.al