Lajmet e fundit

Kryetari i opozitës, Lulzim Basha, ka reaguar sot kundër ligjit për arsimin e lartë që u miratua mbrëmë vonë në Kuvend.
Sipas numrit një të Partisë Demokratike, Rama dhe Meta e kaluan në mes të natës ligjin të cilin ai e cilësoi si shkatërrimtar për arsimin.
“Arsimi nuk do të financohet më nga buxheti i shtetit dhe kjo është një vjedhje e organizuar shtetërore për prindërit. Kurrë më parë nuk është bërë një dëm kaq i madh për qytetarët. Mbrëmë u hap një betejë frontale me qeverinë”, u shpreh Basha.