Lajmet e fundit

Kreu i Partisë Demokratike në Shqipëri, Lulzim Basha, i është përgjigjur me një ultimatum 48-ditor afatit të lënë nga kryeministri Rama një ditë më parë, ku i kërkonte kryedemokratit që për 48 ditë të ndryshonte qëndrim. Nga çadra e protestës, Basha i kërkon kryeministrit Rama që të ndryshojë qëndrim për 48 ditë dhe të marrë në konsideratë kërkesa e opozitës, në të kundër kërcënon me përshkallëzim të protestave, transmeton Klan Kosova.
Bashka thotë se nga 18 qershori do të ketë mosbindje civile, duke shtuar se bashkimi i qytetarëve do të marrë në kontroll fizik territorin e vendit.
"Tani na ve ultimatum, na thotë se kemi 48 ore kohë për t’u bërë në pjesë e fasadës pjesë e alibisë, pjesë e teatrit të kukullave. Kërkon që ligji të shkelet me të dy këmbët. Përgjigjja ime është kjo. Ke 48 ditë para se të shpallin luftën totale për asgjësimin e republikës së vjetër. Mosbindja civile, bashkimi i qytetarëve me çdo mjet paqësor do t’u largojë. Mosbindja civile do shtrihet në çdo qytet në çdo fshat, për të kulmuar në 18 qershror, ku shqiptarët e bashkuar do të rimarrin kontroll fizik të Shqipërisë”, tha Basha, shkruan Lapsi.al.