Lajmet e fundit

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha priti sot në takim Ministrin e Jashtëm grek, Nikos Kotzias, me të cilin pati një bisedë rreth të ardhmes së marrdhënies mes dy vendeve.
Basha tha se duhet vullnet dhe reciprocitet për të kapërcyer çështjet e mbetura pezull dhe për të çliruar mundësitë e mëdha dhe energjitë ende të pashfrytëzuara që ekzistojnë mes dy vendeve.
Kryetari i Partisë Demokartike theksoi rëndësinë që ka abrogimi i Ligjit të Luftës, pasi përbën një pengesë juridike për shqiptarët që kanë dhe duan të kërkojnë të drejtat e pronësisë në Greqi.
Basha e siguroi Kotzias se Partia Demokratike do të mbetet vazhdimisht një mbështetëse e palëkundur e marrdhënieve të mira me Greqinë dhe promotore e thellimit të tyre të mëtejshëm.