Gjatë qëndrimit në Tirane për Ditët e Medias, Komisioneri për Zgjerim, Johannes Hahn u takua të enjten në mbrëmje me kryetarin e Partisë Demorkatike, Lulzim Basha.
Top Channel konfirmon se ata qëndruan së bashku rreth dy orë në një takim pa praninë e anëtarëve të delegacioneve përkatëse, të cilët ishin pjesë e bisedës vetëm në minutat e para.
Deri tani, as zyra e Bashës, as ajo e Komisionerit Hahn nuk kanë bërë deklarata rreth bisedës mes tyre, por besohet se situata aktuale politike, lufta kundër krimit të organizuar dhe akuzat e opozitës se ai mbështetet nga Qeveria, duhet të kenë qenë pjesë e takimit dyorësh kokë më kokë mes Bashës dhe Hahn.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
LH
SHKRIMI NGA
L H
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.