01.06.2017 · përditësuar para 3348 dite1 min lexim
Kreu i Partisë Demokratike në Shqipëri, Lulzim Basha, ka ripërsëritur ftesën e tij për debat televiziv për kryeministrin Edi Rama.
Nga studio e emisionit “Top Story”, Basha ka ftuar Ramën që debatin e parë televiziv ta zhvillojnë në Top Channel.
“Ka një sforcim të Edi Ramës në këto zgjedhje, që nuk merret me ekonominë, punësimin dhe shëndetësinë. Unë kam pesë ditë që e ftoj debat dhe e ftoj edhe nga kjo studio. Le ta bëjë këtu në Top Channel debatin. Hajde ta bëjmë këtu debatin Edi Rama dhe të bëjmë bilancet. Nuk e shtyn dot tri javë e gjysmë me estradë se bëhet qesharake. Eja dhe tregoju shqiptarëve ku i ke 300 mijë vendet e punës”, deklaroi Basha.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.