Lajmet e fundit

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, u ndal sot në Fier në një takim me tregtaret e këtij qyteti. Duke iu referuar raportit të Bakës Botërore, Basha tha se "qeveria po shton pasurinë e vet ndërsa ekonomia është në depresion".
Nga aty kreu i PD-së tha: "Ndërkohë që Edi Rama është në luks të shfrenuar në Hong-Kong, BB thotë se Shqipëria ka rënë në pikiatë, ekonomia është në depresion".
Kam ardhur të ndajmë jo vetëm revoltën për shkopin arbitrar që godet qytetarët ndërsa janë duke u shtuar në mënyrë marramendëse pasuria e oligarkëve në qeveri. 30 milion dollarë që i mungojnë buxhetit në një muaj kanë shkuar për të shtuar pasurinë e qeveritareve. Shkaku i varfërisë është kërbaci, politika e padrejtë e taksave".
Basha u premtoi fierakëve, se nëse në 2017-ën fiton zgjedhjet parlamentare, “bizneset do të paguajnë vetëm 9 % tatim fitimi”. “Rreth 500 milionë lekë që merr qeveria nga taksat e rritura dhe që përfundojnë në xhepat e tyre do t’ia kthejmë ekonomisë për të hapur vende pune si prioriteti ynë më i madh, për të krijuar më shumë mundësi për biznesin dhe për t’i dhënë frymëmarrje ekonomisë. Do të rrisim tavanin e biznesit të vogël në 120 milionë lekë.
Do te ulim çmimin e energjisë duke ulur me 15% tvsh për biznesin dhe me 19% për konsumatorët. Do të ulim çmimin e naftës duke ulur 240 lekë taksën e qarkullimit. Falim pa kushte të gjitha kamatvonesat e energjisë”, tha Basha./Shekulli