Kreu i Partisë Demokratike në Shqipëri, Lulzim Basha, ka deklaruar në protestën e PD-së se opozita nuk ka frikë nga Vettingu.
Ai kërkoi një pakt për një qeveri me vullnet të mirë për zgjedhje të lira dhe korrigjim të shtatë ligjeve të reformës në drejtësi, e më pas të bëhet Vettingu, njofton Top Channel.
“Sot për këto institucione të reja të drejtësisë kjo mazhorancë që e ka frikë reformën në drejtësi propozon 29 kandidatë për 27 pozicione, pra nuk ka zgjedhje ka emërime. Edi Rama dhe Ilir Meta duan t’i emërojnë vetë në vend që t’i lënë vendin më të mirëve, më të pakorruptuarve. A mund ta pranojmë këtë ne, a mund të pranoni një drejtësi të kapur nga Edi Rama? Kujt i shërben një drejtësi e kapur nga Edi Rama? Nuk mund ta pranojmë. Po nëse janë ata që nuk kanë frikë nga Vettingu u them se menjëherë pas paktit për një qeveri të vullnetit të mirë për zgjedhje të lira dhe korrigjimit të shtatë ligjeve, urdhëroni ta bëjmë Vettingun e të shohim kush ka frikë nga drejtësia e pavarur”, deklaroi Basha.
Ai kërkoi që mazhoranca t’i hapë rrugë qeverisë teknike e të ndryshojë shtatë ligjet, atëherë opozita do të jetë aty. Në të kundërt, për Bashën kjo çështje do të zgjidhet me qytetarët.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.