Lajmet e fundit

Kryetari i PD, Lulzim Basha iu përgjigj akuzave të kryeministrit Rama për ngjarjen në Lazarat ku mbeti i vrarë një efektiv i RENEA dhe u plagosën dy të tjerë. Nga i njëjti vend, nga Spitali Ushtarak, pasi vizitoi dy të plagosurit Basha tha se forcat RENEA gjendeshin aty me një makinë të papërshtatshme, ndërsa tha se deklaratat e Ramës ishin diabolike dhe me motive të errëta.
Deklarata e plotë:
"Një humbje për të cilën dua të shpreh dhimbjen e thëllë dhe ngushëllimet familjarëve e shokëve të tij (policit të vrarë). Jemi të shokuar nga kjo humbje. Vizituam dy kolegët e tij, të cilët janë me plagë të lehta fatmirësisht dhe jashtë rrezikut. U ruroj shërim të shpejtë. Kemi kërkuar që në momentet e para nga policia që të marrë të gjitha masat për të mos patur cënim të jetës së efektivëve dhe popullisë civile, kemi kërkuar transparencën e cfarë ndodhi dhe cfarë po ndodh. Fakt shqetësues është se i gjithë grupi ka qenë në skemën e operacionit në nje automjet të papërshtatshëm.
Na e thanë efektivët. Ky nuk është mometi për t’u ndalur këtu, por një analizë e plotë dhe e gjithanshme për humbjen e jetës hdhe vënien në rrezik, duhet bërë pa politizimim. Shpreh keqardhje që me një qëndrim të papranueshëm totalisht kryeministri i vendit njeriu qe duhet të marrë përgjegjesiëtë të bëjë transpracen, gjeti rastin për ta përdorur për politikë dhe për të sulmuar opozitën. Është një deklaratë e papërgjgjshem diabolike të cilën e hedhi poshtë me neveri. Nuk ka asgjë të dykuptimtë në dënimi që i bëjmë me ashpërsi dënimit të këtij krimi. PD dhe unë kemi qëne dhe do të jemi në krah të policisë. Nuk ka asgjë të dykuptimtë të kërkosh mbrojtjen e jetëve të popullisë civile. Deklartë diabolike dhe me motive të errëta."/Lapsi.al