Lajmet e fundit

Në parlament sot, në seancë e radhës do të jetë ligji për Byronë e Hetimit. Ky ligj nuk do të votohet nga opozita, gjë të cilën e ka paralajmëruar Lulzim Basha. Pika me të cilën opozita nuk është dakord në këtë draft është pikërisht dakortësimi.
Sipas Bashës institucioni duhet të jetë “100 % nën autoritetin e Prokurorisë siç e parashikon Kushtetuta, Komisioni i Venecias dhe kemi rakorduar me partnerët tanë Amerikanë”.
Lulzim Basha: “Dua të përsëris se PD ka qenë dhe është e vendosur për Byronë e Hetimit sipas draftit të rakorduar me partnerët tanë amerikanë dhe rekomandimin e 90- të Komisionit të Venecias. Ky institucion duhet të jetë 100 % nën autoritetin e Prokurorisë siç e parashikon Kushtetuta, Komisioni i Venecias dhe jemi akorduar me partnerët tanë amerikan. Një variant unilateral që nuk merr parasysh rakordimin nuk është veçse një provokim truk i papranueshëm dhe nuk do të votohet”/Shekulli.al