Lajmet e fundit

Partia Demokratike e Shqipërisë publikoi të plotë intervistën e nënkomisarit të Policisë së Shtetit Emiljano Nuhu në të cilën ai dëshmonte për kërcënime që i ishin bërë nga deputetë dhe përfaqësues të Partisë Socialiste në Komisariatin e Krujës.
Pas transmetimit kryetari Lulzim Basha kërkoi që personat e përmendur nga ish-efektivi i policisë të vihen përpara drejtësisë.
Basha iu drejtua edhe trupit diplomatik të mos qëndrojë në heshtje dhe të parandalojë përshkallëzimin e situatës drejt një përplasje civile, raporton Tvklan, transmeton Klan Kosova.
“I bëj thirrje komunitetit ndërkombëtar. Do kishte përplasje shoqërore pasi njërëzit do përdornin dhunën për të mbrojtur jetën dhe fëmijët”.
Basha u bëri thirrje qytetarëve të ngrenë zërin dhe të dënojnë ashpër atë që sipas tij është një krim shtetëror.