Lajmet e fundit
Anësori me tipare sulmuese nuk startoi në ndeshjen ndaj Sevillas, por presidenti i klubit thotë se vendimi për këtë gjë nuk kishte të bënte me spekulimet për transferimin e mesfushorit tek Manchester United.

Josep Bartomeu ka bërë të ditur se fillimi i ndeshjes nga stoli i Pedros nuk kishte të bënte me transferimin shumë të përfolur të mesfushorit tek Manchester United, por se vendimi ishte i natyrës taktike.
Spanjolli 28 vjeçar pritej që të ishte startues në Tbilisi, pasi Neymar mungonte, por Enrique vendosi që të fillojë ndeshjen me Rafinhan. Pedro u inkuadrua gjatë ndeshjes, duke u treguar vendimtar në fitoren e katalanëve.
Vendimi i trajnerit sipas presidentit ishte krejtësisht i natyrës taktike dhe nuk kishte lidhje me asgjë tjetër.
“Fillimi i ndeshjes nga stoli i Pedros ishte vendim krejtësisht taktik”.
“Ne kemi shumë futbollistë në skuadër dhe është e vështirë të zgjedhësh 11-të. Nuk kishte lidhje me largimin e Pedros”.
“Rafinha ishte në skuadrën shartuese sepse është lojtar i madh”.