Lajmet e fundit
Presidenti i klubit shpreson që Adriano nuk do të largohet nga Camp Nou, ndërsa klubin e sheh të aftë për të mbrojtur trofeun e Champions League.

Presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartemeu do që Pedro të mos largohet nga klubi, duke e quajtur pjesë të historisë së Camp Nout.
Reprezentuesit spanjoll është i lidhur me një kalim tek Manchester United, pasi ka kuptuar se do ta ketë të vështirë të jetë titullar tek skuadra katalane.
Megjithatë, Bartomeu shpreson se 27 vjeçari si edhe Adriano do t’u rezistojnë ofertave të klubeve tjera.
“Pedro ka rinovuar kontratën tash së fundmi. Ai mund të mos luajë shumë, por është pjesë e historisë së klubit. Ai ishte pjesë e të dy tripletave”.
“Nga ana tjetër, Adriano na ndihmon shumë”.
Bartomeu poashtu ka folur edhe për klubin në përgjithësi dhe mundësinë që të mbrohet titulli i Champions League i fituar vjet.
“E dimë që është e vështirë, por do të bëjmë gjithçka në mundësitë tona”.
“Kemi skuadër të shkëlqyer; që mund të fitojë gjithçka”.