Lajmet e fundit
Presidenti i Barcelonës mendon se rezultati i Topit të Artë tregon se bota e di kush është lojtari më i mirë i të gjitha kohërave.

Josep Maria Bartomeu ka pak dyshime se Lionel Messi do të jetë pjesëmarrës i organizimeve tjera në Zurich vitet që vijnë, pasi të hënën e fitoi Topin e Artë për të pestën herë.
Argjentinasi mposhti Ronaldon dhe Neymarin në këtë garë dhe Bartomeu ka thënë se ai do të jetë në podium edhe shumë vjet.
“Rezultati është një triumf i madh për Barcelonën, për tifozët dhe vet Leon”.
“Ta fitosh Topin e Artë pesë herë është gjë e madhe. Do të thotë se bota e di kush është lojtari më i mirë në histori”.
“Dhe pasi është ende i ri, besoj se ai do të jetë edhe shumë vjet në podium”.