Lajmet e fundit

Ish-kampionja e Wimbledon-it, Marion Bartoli, do t’i rikthehet tenisit pas katër vjetësh pensionim.
33 vjeçarja hoqi dorë nga ky sport në gusht të vitit 2013, duke përmendur lëndimet si shkaktarin kryesor, gjashtë javë pasi kishte fituar titullin e saj të vetëm Grand Slam.
“Do të jetë një sfidë e madhe”, tha Bartoli, e cila do të kthehet në Miami Open 2018 më 19 mars.
“Ende kam shumë për të praktikuar”, shtoi ajo.