Lajmet e fundit

Ish-Përfaqësuesja për Politikë të Jashtme e BE-së, Catherine Ashton, ka thënë se njëri nga mësimet e nxjerra nga procesi i dialogut Kosovë-Serbi është se situata përmirësohet nëse komunikohet.
“Kjo është shumë me rëndësi”, shprehet ajo gjatë një konference në Prishtinë.
“Nuk vihet në pikëpyetje nëse BE ka përgjegjësi në procesin dialogues dhe as që ajo është aty për t’i shtyrë gjërat përpara. Dialogu është proces në të cilin të gjithë duhet ecur përpara”, ka thënë Ashton, njofton KlanKosova.tv.
Lidhur me procesin e anëtarësimit në BE, ajo ka thënë se përmes dialogut duhet zgjidhur të gjitha çështjet që të dyja vendet të mund të anëtarësohen.
“Kur je gati për anëtarësim, anëtarësoshehs. Nëse do BE-në, duhet të dialogosh, duhet ecësh përpara, kështu i tregon BE-së se je i gatshëm”.