Lajmet e fundit

Kryeprokurori i Shtetit Aleksandër Lumezi së bashku me Sevdije Morinën, kryeprokuroren e Prokurorisë Speciale, janë takuar me Ministren e Shtetit të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar dhe Përfaqësueses Speciale të Kryeministrit për Parandalimin e Dhunës Seksuale në Konflikt, Baronesha Joyce Anelay, ku është diskutuar për progresin që Kosova ka bërë ka bërë në rehabilitimin, riintegrimin dhe risocializimin e të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës.
Kryeprokurori Lumezi ka njoftuar Baroneshën se rastet që kanë të bëjnë me viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë po trajtohen me prioritet nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, e cila ka themeluar një grup punues për identifikimin e rasteve të krimeve të luftës që kanë të bëjnë me elemente të dhunës seksuale.
Baronesha Anelay i ka premtuar kryeprokurorit Lumezi përkrahjen e Qeverisë Britanike përmes ambasadës e saj në Prishtinë në të gjitha çështjet e nevojshme për institucionin e Prokurorit të Shtetit.