Lajmet e fundit

Barnat e prodhuara në Serbi mund të shiten shpejti në gjithë Kosovën.
Por, që depot farmaceutike kosovare të posedojnë barnat e prodhuara në Serbi e më pas të furnizojnë barnatoret e Kosovës duhet që ato t’i regjistrojnë.
Kjo bazuar në marrëveshjen e arritur më 16 dhjetor të vitit të kaluar në Bruksel.
Por ky mund të jetë si proces, që vjen pas licencimit të barnatoreve në veri.
Në fakt kjo çështje tashmë ka disa muaj që ka nisur.
Madje nga 19 barnatore e depo farmaceutike, shumica i kanë kryer këto procedura.
Kronikë nga gazetarja Lindita Dedinca, pamjet : Bardh Stublla.