31.05.2015 · përditësuar para 4076 dite1 min lexim
A u ka dalë koha qenve që ruajnë delet?
Duket se po, të paktën sipas kësaj video të gjiruar në Zelanden e Re.
Një fermer atje, po përdorë një dron për të fluturuar mbi kopenë e tij të deleve.
Në video shihet një numër i madhe delesh në një teren të thepisur të Zelandës së Re.
Droni nuk po shfrytëzohet vetëm për xhirimin e kafshëve, por edhe për ruajtjen e tyre, shkruanThe Telegraph transmeton Klan Kosova.
Bujku Brett Sanders, i cili ka 2.000 dele të llojit merina tash e një kohë po e përdorë fluturaken për të lëvizur me kopenë e tij nëpër kullotat 11.000 hektarëshe.
Ai këta 18 muajit e fundit me suksese ia ka dalë të kontrollojë kopenë, derisa në mënyrë inteligjente ka vënë teknologjinë në përdorim.
“Kjo formë ndihmon shumë, është pa stres dhe më kursen shumë kohë përgjatë gjithë procesit”, ka thënë Sanders./Klan Kosova.
klanksova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lifestyle dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.