Lajmet e fundit

Nicolo Barella ka vazhduar kontratën me Interin deri në qershor të vitit 2026.
“Klubi është i lumtur të njoftojë se Nicolo Barella ka nënshkruar një zgjatje të kontratës me klubin. Marrëveshja e re e mesfushorit 24-vjeçar do të zgjasë deri më 30 qershor 2026”, thuhet në deklaratën e Interit.
Sipas raporteve të shumta në Itali, Barella do të fitojë 4.5 milionë euro në vit, por paga e tij do të rritet gradualisht me kalimin e viteve, duke arritur në 6 milionë euro në sezon.
Italianit do t'i jepet gjithashtu shiriti i kapitenit sapo Samir Handanoviq të largohet nga klubi, raporton Football Italia, transmeton Klankosova.tv.
Barella iu bashkua Interit në qershor 2019. Ai ka luajtur 102 ndeshje me nerazurrët, duke shënuar tetë gola.