Lajmet e fundit

Komandanti i misionit KFOR të udhëhequr nga NATO, gjeneralmajor Enrico Barduani, ka takuar sot në Prishtinë shefin e misionit të BE-së për Sundimin e Ligjit (EULEX), gjeneralmajor, Giovanni Pietro Barbano.
Ata shkëmbyen mendime mbi një sërë temash, duke përfshirë aktivitetet e KFOR-it, bashkëpunimin e tij me misionin e BE-së për Sundimin e Ligjit (EULEX) dhe përpjekjet e vazhdueshme të sigurisë në mbështetje të dialogut të lehtësuar nga BE-ja ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, transmeton klankosova.tv.