Lajmet e fundit

Kampioni aktual spanjoll Barcelona ka shënuar fitore kundër Real Sociedad me rezultat 3:2.
Dy golat e Lionel Messit në minutat 17 dhe 37 u duk se ia dhanë komoditetin Barcelonës, por një autogol i Umtitit i ktheu baskët në lojë, njofton Klan Kosova.
Paco Alcacer riktheu qetësinë në Camp Nou në minutën e 44-të, por Xavi Prieto u kundërpërgjigj një minutë më vonë.
Në pjesën e dytë nuk pati më gola, dhe kështu Barcelona mori tre pikë, duke vazhduar ta ndjekë hap pas hapi liderin Real Madrid që po i ikë 3 pikë katalanëve që kanë të zhvilluar një lojë më pak.
Javën e ardhshme, Barcelona do ta ketë testin kryesor për titull, pasi që i shkon Real Madridit në Santiago Bernabeu, për ta zhvilluar El Classicon e radhës.