Lajmet e fundit

Barcelona ende nuk ka arritur deri tash marrëveshje me Luis Enrique për kontratën e re.
Ata thuhet se janë duke shikuar të treg për të gjetur zëvendësuesin e tij, shkruan gazeta spanjolle Sport, transmeton Klan Kosova.
Trajneri aktual në Camp Nou është i lidhur me kontratë deri në verën e ardhshme dhe ka bërë me dije se nuk do të nxitojë për të arritur marrëveshjen e re.
Gjiganti nga La Liga do të ishte gati të fliste me trajnerët e mundshëm të ardhshëm, derisa sa Luis Enrique kalon gjashtë muajt e fundit të kontratës.