Lajmet e fundit

Barcelona ka shënuar fitore ndaj Sevillës në derbin e javës së 12-të të La Ligës.
Dy golat e Paco Alcacer në minutat 23’ dhe 65’ mjaftuan që katalunasit t’i arkëtojnë tre pikë.
Ndërsa Sevilla, arriti ta tundë Barcelonën kur barazoi në minutën e 59-të, por sidoqoftë sonte ishte nata e Paco Alcacer, golat e të cilit vulosën fitoren.
Me këtë triumf Barcelona mbetet sigurt në pozitën e parë me 31 pikë, katër më shumë se përcjellësi i parë, Valencia.