Lajmet e fundit

Barcelona ka shënuar fitore 3:1 ndaj Arsenalit në Camp Nou, për tu kualifikuar në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.
Katalunasit në çerekfinale u kualifikuan me rezultat të përgjithshëm 5:1, pasi në ndeshjen e parë kishin fituar 2:0 në Londër.
Për Barcelonën golat i shënuan Neymar, Luis Suarez dhe Messi, ndërsa golin e vetëm për Arsenalin e realizoi mesfushori Elneny.