Barcelona ka shënuar fitore ndaj Valencias me rezultat minimal 1-0, në kuadër të xhiros së 24-të në La Liga.
Për Barcelonën, golin e vetëm e realizoi Raphinha, në minutën e 15’. Me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë.
Në pjesën e dytë, Barcelona pati mundësinë që të dyfishojë epërsinë me anë të Ferran Torres, por e huqi penalltinë, në minutën e 55’.
Katër minuta më vonë, Ronald Araujo u ndëshkua me karton direkt të kuq, kështu Barcelona ani se mbeti me një lojtar më pak për gjysmë ore, arriti t’i arkëtojë pikët e plota në fund.
Barcelona pas fitores mbetet në vendin e parë me 62 pikë, pas 24 ndeshjeve, teksa Valencia renditet në pozitën e parafundit me 23 sosh. /Klankosova.tv.
●●●
LISHKRIMI NGA
L I
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.