Edhe pse Marcus Rashford ka arritur të shënojë 6 gola dhe të japë 9 asistime në 19 paraqitje me Barcelonën këtë sezon, duket se këto statistika nuk po i bindin drejtuesit katalanas të përdorin opsionin e blerjes përfundimtare të kartonit të tij për 30 milionë euro në fund të sezonit.
Sipas raportimeve të gazetës “Sport”, arsyeja kryesore lidhet me mënyrën se si Rashford përshtatet në filozofinë e lojës së Hansi Flick. Trajneri gjerman kërkon presion të vazhdueshëm dhe intensitet të lartë pa top, elementë që nuk përputhen plotësisht me stilin e sulmuesit anglez. Ky ritëm agresiv e ka vendosur Rashfordin në një rol më pak të favorshëm brenda sistemit aktual, transmeton Klankosova.tv.
Flick e pranon se Rashford ka cilësi të mira para portës, por thekson se Barcelona ka nevojë për lojtarë më të kompletuar dhe më energjikë në fazën ofensive.
Ndër emrat që ai ka rekomanduar për drejtuesit është Antonio Nusa i Leipzigut, i cili shihet si një profil që i përshtatet më mirë kërkesave taktike. Nusa vlerësohet për aftësinë për të kryer me efektshmëri si detyrat mbrojtëse, ashtu edhe ato sulmuese në krah, duke i dhënë skuadrës më shumë balancë dhe dinamizëm. /Klankosova.tv
●●●
ASHKRIMI NGA
A
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.