Një gol i realizuar nga Sergio Gonzales Poirrier, në minutën e katërt të ndeshjes, ka rezultuar të jetë determinues në ballafaqimitln ndërmjet Barcelonës dhe Leganes.
Mysafirët morën 3 pikë në fushën e katalunasëve, duke shënuar njërën nga befasitë më të mëdha të edicionit 2024/25 në La Liga.
Pas barazimit të mbrëmshëm të Real Madridit në stadiumin e Rayo Valecanos, me rezultat 3-3, sot pritej që "Blaugrana" ta shfrytëzonte gabimin e "Mbretërve", por ndodhi krejt diçka tjetër.
Ata që përfituan më së shumti nga këto hapa fallso të dy gjigantëve spanjollë, janë madrilenët tjerë.
Atletico fitoi ndaj Getafes dhe barazoi Barchen me 38 pikë, kurse bashkë me Realin që ka 37 sosh, kanë nga një ndeshje më pak të zhvilluar se lideri.
●●●
KRSHKRIMI NGA
kushtrim reshitaj
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.