Lajmet e fundit

Xavi është rikthyer te Barcelona si trajner i ri, pas shkarkimit të Ronald Koeman.
Barcelona tani ka kthyer shpresat te një legjendë tjetër e klubit, në përpjekje për të ngritur pozitat e tyre në tabela.
Fituesi i Kupës së Botës, Xavi, iu bashkua ish-ekipit të tij në një marrëveshje deri në sezonin 2023-24.
“FC Barcelona ka arritur një marrëveshje me Xavi Hernandez që ai të bëhet trajner i ekipit të parë për pjesën e mbetur të sezonit aktual dhe dy sezone të tjera”, thuhet në një deklaratë të Barcelonës.
“Pritet që Xavi Hernandez të mbërrijë në Barcelonë këtë fundjavë dhe të hënën më 8 nëntor prezantimi i tij si trajner i ri i ekipit të parë të FC Barcelona do të bëhet në një ngjarje të hapur për publikun në Camp Nou”.
Xavi është një nga lojtarët më të dekoruar në historinë e Barçës, pasi ka fituar 25 trofe në Camp Nou mes viteve 1997 dhe 2015, shkruan Goal, përcjell Klankosova.tv.
Spanjolli bëri 767 paraqitje për klubin, një rekord i thyer vetëm nga Lionel Messi, dhe gjithashtu kontribuoi me 85 gola dhe 185 asistime.